Shpëtoi dy fëmijë nga mbytja, pas dy muaj në koma ndahet nga jeta në punonjësi i OSSH

img 7097

Në Shkodër është përhapur me dhimbje lajmi për ndarjen nga jeta të Arjan Krajës, punonjës i OSSH Shkodër, i cili humbi jetën pas tre muajsh në koma. Qyteti është pikëlluar nga humbja e një njeriu të përkushtuar dhe të dashur.

Arjani u transportua me urgjencë në spital pasi ndërhyri për të shpëtuar dy fëmijë nga mbytja në detin e Velipojës. Falë guximit të tij, fëmijët shpëtuan, por ai vetë përfundoi në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk arriti të rikuperohej. Pas tre muajve në koma, ai u largua nga kjo botë.

Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe mikut tonë të dashur, Arjan Kraja. Ai do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin në punë, profesionalizmin dhe mirësinë që e karakterizonte.

Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve të tij. U prehtë në paqe.

Me respekt,
Armand Zhuka dhe stafi i OSSH- Rajoni Shkodër

Të afërmit, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën e kujtojnë Arjanin si një njeri të qetë, me shpirt të madh dhe gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Akti i tij heroik do të mbetet gjatë në kujtesën e komunitetit shkodran dhe jo vetëm.

img 7097

About The Author