Ram kërkon të mbyll RTSh-në, por Peleshi hap “Peleshi-Vision”
Ndërsa qeveria kërkon të shkurtojë fondet për RTSH-në me argumentin se nuk mund të mbahet më një “gjigant i fjetur”, në Kuvend po përgatitet një investim prej rreth 500 mijë eurosh për ngritjen e një “Media Hub” modern me Inteligjencë Artificiale.
Propozimi është depozituar në Byronë e Kuvendit dhe parashikon krijimin e një studioje multimediale, një drejtorie të re komunikimi, arkiv digjital dhe prodhim përmbajtjesh që do të transmetohen edhe në bashkëpunim me RTSH-në.
Kritikët e quajnë projektin “televizioni i deputetëve”, një platformë ku politika do të flasë për veten, pa pyetje të pakëndshme dhe pa filtrin e mediave kritike.
Sipas dokumentit, investimi prej rreth 50 milionë lekësh të vjetra synon “përmirësimin e komunikimit me qytetarët”, por kundërshtarët ironizojnë se Kuvendi po shndërrohet në studio reality show, ku deputetët janë njëkohësisht protagonistë, moderatorë dhe duartrokitës.
Vendimi përfundimtar pritet në ditët në vijim, por nëse miratohet, Shqipëria mund të ketë së shpejti jo vetëm një televizion publik në krizë, por edhe një televizion të ri… të politikanëve.
