Pretencë për dy mjekë pas 11 vitesh nga vdekja tragjike e Doriana Hakës, bashkëshorten e futbollistit Alban Hoxha

img 7762

Pas më shumë se një dekade nga vdekja tragjike e Doriana Hakës, ish-bashkëshortes së portierit të njohur Alban Hoxha, Prokuroria e Apelit ka shpallur pretencën ndaj dy mjekëve të akuzuar për neglizhencë mjekësore në trajtimin e saj.

Sipas vendimit të shpallur sot, prokuroria kërkon:

  • 9 muaj burg për mjekun gjinekolog Petrit Rexhepi, por me pezullim të ekzekutimit për shkak të moshës mbi 70 vjeç. Ai do të qëndrojë në shërbim prove për 18 muaj dhe nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, kërkohet pezullimi i licencës për 5 vite.
  • 1 vit burg për mjeken reanimatore Elona Burba, si dhe heqjen e licencës për 5 vite.

Ngjarja ndodhi 11 vite më parë, kur Doriana Haka ndërroi jetë pak orë pasi solli në jetë djalin e saj. Familjarët e saj kanë pretenduar prej fillimit se vdekja ishte pasojë e neglizhencës së mjekëve.

Pas një procesi gjyqësor të gjatë dhe të përsëritur në disa shkallë të gjyqësorit, më 10 nëntor pritet që dy mjekët të paraqesin mbrojtjen përfundimtare, ndërsa familja Haka pret vendimin përfundimtar të drejtësisë shqiptare.

img 7762

About The Author