Policia e Shtetit hap thirrjet për drejtues të drejtorive vendore dhe shefa komisariatesh

img 0762

Policia e Shtetit ka shpallur thirrjet për konkurrim për pozicionet e drejtuesve në disa Drejtori Vendore të Policisë, si dhe për shefa të disa komisariateve në vend.

Përmes një njoftimi zyrtar, bëhet e ditur se faza e aplikimeve për drejtuesit e drejtorive vendore do të jetë e hapur deri më datë 23.01.2026.

Po ashtu, deri në të njëjtën datë, 23 janar 2026, do të zgjasë edhe afati për aplikimet për pozicionet e shefave të komisariateve.

Policia e Shtetit fton punonjësit e interesuar që plotësojnë kriteret ligjore të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara, ndërsa procedurat e përzgjedhjes do të zhvillohen sipas rregullave në fuqi.

img 0762

About The Author