Po punonte tokën, i moshuari plagoset nga një granatë në Himarë
Himarë, 18 Tetor 2025 – Një 85-vjeçar është plagosur sot teksa po punonte në ullishten e tij në lagjen “Livadhë” të Himarës, pasi shpërtheu një granatë dore e fshehur në rrënjët e një ulliri.
Sipas njoftimit të policisë, i moshuari ka marrë dëmtime në këmbë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
