Plagosje me armë pranë Rinasit, një person mbetet i plagosur pas një konflikti
Tiranë – Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar paraditen e sotme pranë mbikalimit të Rinasit.
Sipas informacioneve të para, një person ka mbetur i plagosur në këmbë pas të shtënave me armë pranë qendrës tregtare Megatek.
Nga të dhënat paraprake mësohet se autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Burime policore bëjnë me dije se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë një konflikt për motive të dobëta.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe sigurimin e provave që mund të çojnë në zbardhjen e rastit.
