Operacion i befasishëm policor në Tiranë, arrestohen tre persona në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

img 6892

Një operacion i befasishëm policor është zhvilluar pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Sipas burimeve, efektivë të policisë në civil kanë ndaluar një automjet luksoz të tipit “Audi” me targa britanike, brenda të cilit ndodheshin tre persona të shpallur në kërkim.

Të tre personat janë vënë në pranga në vendngjarje, ndërsa automjeti është sekuestruar për verifikime të mëtejshme.

Identiteti i të ndaluarve nuk është bërë ende publik, ndërsa motivet e ndalimit mbeten të paqarta.

Deri në këto momente, Policia e Shtetit nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me rastin.

img 6892

About The Author