Oficeri në Akademinë e Sigurisë ngre alarmin: “Ngjarja në Apel, pasojë e dështimit të qëllimshëm të Policisë së Shtetit”

img 6720

Në një kohë kur ngjarja tronditëse në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja, ka rikthyer vëmendjen tek siguria e institucioneve të drejtësisë, një oficer pranë Akademisë së Sigurisë ka ngritur një denoncim të fortë, duke e cilësuar situatën “dështim institucional të qëllimshëm” nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.

Sipas oficerit, tragjedia e ndodhur është pasojë direkte e mungesës së theksuar të efektivëve në terren, që sipas tij vjen si rezultat i neglizhencës dhe keqmenaxhimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Çdo vit hapen aplikime për 350–400 kursantë, por shumica nuk arrijnë të përfundojnë trajnimin për shkak të kushteve skandaloze në Akademinë e Sigurisë. Nga 400 aplikantë, vetëm rreth 250 certifikohen në fund. Drejtoria nuk ka bërë asnjë hap për përmirësimin e kushteve, ndërtimin e godinave apo shtimin e infrastrukturës,” – shprehet oficeri në denoncimin e tij.

img 6721

Ai thekson se përgjegjësia për këtë situatë bie mbi drejtuesin aktual të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda, i cili – sipas tij – “ka dështuar në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe nuk ka marrë asnjë masë për ta ndalur degradimin e sistemit”.

“Është e pakuptueshme që të flitet për mungesë organike në polici, kur problemi është i njohur prej vitesh dhe zgjidhja ka qenë në duart e vetë drejtuesve. Mungesa e efektivëve nuk është çështje aplikimesh, por pasojë e mosveprimit dhe mungesës së vullnetit për ndryshim,” – shton më tej ai.

Oficeri kujton gjithashtu rastin e 52 kursantëve që, sipas tij, “u lanë në pritje për muaj të tërë vetëm sepse Akademia nuk kishte akomodim, për shkak të neglizhencës së Drejtorisë së Përgjithshme”.

img 6720

Sipas zërave nga brenda sistemit, problemi nuk qëndron tek mungesa e aplikimeve, por tek keqmenaxhimi dhe mungesa e vullnetit institucional për ta zgjidhur krizën në rrënjë.

About The Author