Ngjarje e rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt

img 7273

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Korçës, ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se rreth orëve të pasdites, një burrë rreth 70 vjeç është hedhur nga kati i katërt i një pallati. Si pasojë e plagëve të marra, ai ka ndërruar jetë në vend.

Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se i moshuari nuk ishte banor i pallatit apo i lagjes ku ndodhi ngjarja. Ai është ngjitur në katin e katërt dhe më pas është hedhur nga ballkoni i korridorit të ndërtesës.

Aktualisht nuk dihen ende shkaqet që e kanë shtyrë drejt këtij veprimi të rëndë. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarje

img 7273

About The Author