Ngjarje e rëndë në Durrës, djalë dyshohet se ka vrarë të atin me thikë në Shkallnur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme zonën e Shkallnurit, në Durrës. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se një djalë ka goditur me mjet prerës të atin e tij, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e Policisë së Durrësit janë nisur drejt zonës, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit të dyshuar.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda familjes. Trupi i pajetë i viktimës pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.
