Nga Ksamili në Karibe/ Top 10 Plazhet e Vitit 2025 sipas Planet Cruise
Sipas një raporti të ri nga Planet Cruise dhe SEA Infographics, udhëtarët këtë vit po zgjedhin gjithnjë e më shumë destinacione bregdetare autentike dhe më pak të mbipopulluara. Në krye të listës ndodhet Ksamil, që po renditet ndër plazhet më të bukura të Mesdheut për ujin e pastër dhe peizazhet tropikale.

Top 10 destinacionet bregdetare për 2025
- Ksamil, Shqipëri
- Budva, Mali i Zi
- Paros, Greqi
- Puerto Escondido, Meksikë
- Goa, Indi
- Taghazhout, Marok
- El Nido, Filipine
- Waikiki Beach, SHBA
- Seven Mile Beach, Xhamajkë
- Folkestone Beach, Mbretëria e Bashkuar

Sipas raportit, turistët po kërkojnë më shumë përvoja autentike, kombinim të natyrës me kulturën lokale dhe pushime të qëndrueshme larg destinacioneve tradicionale të mbushura me turistë.
