Ndodh në Kosovë/ Kandidati i vdekur votohet nga dhjetra qytetarë

img 7036

Një situatë e pazakontë është regjistruar në komunën e Gjakovës gjatë zgjedhjeve lokale të së dielës. Në listën zyrtare të kandidatëve për kryetar komune ka figuruar edhe emri i të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar, i cili kishte ndërruar jetë disa muaj më parë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Perkaj ka marrë 53 vota, pavarësisht se nuk ishte më në jetë në momentin e mbajtjes së zgjedhjeve.

Burime nga procesi zgjedhor bëjnë me dije se emri i tij mbeti në listë për shkak të afateve dhe procedurave ligjore, të cilat nuk lejojnë përjashtime pas një faze të caktuar të procesit zgjedhor.

Deri më tani, KQZ nuk ka dhënë ndonjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast, që ka ngjallur reagime dhe habi në opinionin publik.

img 7036

About The Author