Kush e humb patetën jasht vendit nuk do ta ngasë makinën as në vendin e tij /BE miraton rregulla të reja për lejen e drejtimit

img 7350

Bruksel, 21 tetor 2025 – Parlamenti Europian ka miratuar rregulla të reja që unifikojnë sistemin e patentave në të gjithë Bashkimin Europian. Sipas rregullores, kushdo që humbet patentën e drejtimit në një vend të BE-së nuk do të mund të ngasë më as në vendin e tij.

Qëllimi është rritja e sigurisë rrugore dhe zbatimi i njëtrajtshëm i ndëshkimeve. “Kemi 20,000 vdekje në aksidente çdo vit – kjo duhet të ndryshojë,” tha eurodeputeti Matteo Ricci.

Risia kryesore është patenta digjitale, e aksesueshme në smartphone. Për të rinjtë, parashikohet patentë që nga mosha 17 vjeç dhe një periudhë prove dyvjeçare.

Rregullorja hyn në fuqi pas miratimit përfundimtar dhe do të zbatohet gradualisht në të gjitha vendet e BE-së.

img 7350

About The Author