Ivanka Trump publikon pamje nga Zvërneci dhe bregdeti i Vlorës: “Luleborë” shoqëron videot
Screenshot
Ivanka Trump, vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale disa momente nga vizita e saj në Shqipëri, konkretisht në Zvërnec dhe përgjatë bregdetit të Vlorës.
Në postimet e publikuara në Instagram, Ivanka Trump ka ndarë fotografi dhe video ku shfaqen bukuritë natyrore të zonës, deti dhe gjelbërimi karakteristik, si edhe pamje panoramike nga larg të Ishullit të Sazanit. Videot janë shoqëruar me këngën e njohur shqiptare “Luleborë”, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj.
Ivanka Trump qëndroi për dy ditë në qytetin e Vlorës, ndërsa mbrëmjen e kaluar u prit në Kryeministri nga Kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë u takua me Ivanka Trump edhe gjatë qëndrimit të saj në Vlorë, ku ata darkuan së bashku në praninë e delegacionit që e shoqëronte.
Vizita e saj dhe postimet në rrjetet sociale janë komentuar gjerësisht, duke sjellë vëmendje ndërkombëtare ndaj bukurive natyrore dhe turizmit shqiptar.
