Gjermani: Rritje e ndjeshme e deportimeve në vitin 2025
Polizisten begleiten abgelehnte Asylbewerber am 24.11.2015 auf dem Flughafen Leipzig-Halle in Schkeuditz (Sachsen) zu ihrem Abflug nach Belgrad (Serbien). Foto: Sebastian Willnow/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++
Numri i deportimeve nga Gjermania është rritur ndjeshëm gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas shifrave zyrtare të qeverisë gjermane, të siguruara nga Partia e Majtë në Bundestag, mbi 17,600 persona janë deportuar midis janarit dhe shtatorit të këtij viti. Në të njëjtën periudhë të vitit 2024, numri i deportimeve ishte vetëm 4,706.
Shumica e të deportuarve janë dërguar në Turqi dhe Gjeorgji, ndërsa statistikat tregojnë se pothuajse një në pesë ishte nën 18 vjeç, dhe mbi 300 persona ishin mbi 60 vjeç.
Rritja e madhe e deportimeve ka shkaktuar reagime në politikën gjermane. Disa politikanë të opozitës e kanë kritikuar ashpër këtë zhvillim, duke paralajmëruar se shumë nga personat e dëbuar po dërgohen në vende me probleme serioze të respektimit të të drejtave të njeriut.
Deri më tani, qeveria gjermane nuk ka dhënë një koment zyrtar për këto të dhëna dhe për arsyet e rritjes së madhe të deportimeve.
