ETH Zurich kryeson sërish listën e universiteteve më të mira në kontitetin Europian
ETH Zurich ka konfirmuar edhe njëherë pozicionin e tij si universiteti më i mirë në Evropën kontinentale, duke u renditur në vendin e 11-të në botë në renditjen e vitit 2025 të publikuar nga revista prestigjioze “Times Higher Education”.
Sipas raportit, Zvicra falë Institutit Federal Zviceran të Teknologjisë në Cyrih mbetet një nga vendet kryesore në botë për kërkime shkencore dhe inovacion. Revista thekson se ETH Zurich ruan qëndrueshmëri të lartë akademike dhe cilësi të jashtëzakonshme në mësimdhënie dhe kërkime.
Në renditjen globale, ETH Zurich u mund vetëm nga universitetet më të njohura të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa theksohet se universitetet kineze po përparojnë me shpejtësi dhe po forcojnë gjithnjë e më shumë pozitat e tyre ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lozanë (EPFL) ka rënë tre vende, duke u renditur në pozicionin e 35-të këtë vit.
Ndërkohë, Universiteti i Lozanës arriti rezultatin më të mirë në historinë e tij, duke u ngjitur në vendin e 125-të në renditjen botërore.
Ky sukses i universiteteve zvicerane tregon se Zvicra vazhdon të mbetet një qendër e rëndësishme globale e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, me ndikim të madh në zhvillimin akademik ndërkombëtar.
