Erik Fullani dhe Sara Hoxha drejt martesës:“Do bëhem çun i mirë, dua të martohem dhe do bëj dasmë të madhe”
Erik Fullani, një nga figurat më të komentuar të showbizit shqiptar, ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
Gjatë një interviste për Mira Kazhanin, ai shprehu sinqerisht se ka vendosur të ndryshojë dhe të përqendrohet më shumë tek stabiliteti në jetën personale.
“Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin,” – tha Fullani me humor, duke lënë të kuptohet se planet për martesë janë më serioze se kurrë.
Raportet me Sara Hoxhën duket se po afrohen drejt një finalizimi me martesë. Ata janë parë shpesh së bashku në dalje publike dhe evente të ndryshme. Edhe pse asnjëri nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje, fotografitë dhe vendet që frekuentojnë të dy nuk kanë kaluar pa u vënë re nga fansat.
Ndjekësit e showbizit presin me padurim konfirmimin zyrtar dhe detaje nga dasma që pritet të bëhet një nga ngjarjet më të komentuar të vitit.
