Dy shqiptarë arrestohen në Itali, njëri prej tyre qëllon policinë

img 7083

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane në zonën e Borgo Panigale, pasi policia zbuloi armë zjarri, municion dhe pajisje të dyshimta brenda automjetit të tyre.

Të ndaluarit, 34 dhe 37 vjeç, po udhëtonin me një “Volkswagen Golf”, ku gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri e vjedhur dhe një dritë dore e modifikuar, e përdorur për të simuluar kontrolle të rreme policore.

Sipas mediave italiane, 34-vjeçari u arrestua menjëherë dhe akuzohet për posedim të paligjshëm të armës, pranim të mallrave të vjedhura dhe përdorim të simboleve zyrtare të falsifikuara. Ndërkohë, 37-vjeçari ka tentuar të largohet me forcë gjatë ndalimit, duke plagosur disa efektivë policie dhe dëmtuar një automjet të policisë.

Të dy personat ndodhen aktualisht në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ata janë të përfshirë në veprimtari të tjera kriminale në zonë.

img 7083

About The Author