Durrës/Babai plagos vajzën dhe dhëndrin në mes të rrugës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit, ku një shtetas ka plagosur me mjet prerës vajzën e tij dhe bashkëshortin e saj.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është Mikel Ndoi, i cili dyshohet se ka sulmuar vajzën e tij, Xhesika Ndoi, si edhe dhëndrin, në mes të rrugës, për motive që ende mbeten të paqarta.
Menjëherë pas incidentit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Banorët e zonës kanë shprehur shqetësim për ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që policia po vijon hetimet dhe po merr dëshmi për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë.
Autoritetet pritet të dalin me një deklaratë zyrtare në orët në vijim.
