Detaje të reja nga ndarja e Neda Ballukut, kërkon urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit

img 0763

Ndarja e moderatores së njohur Neda Balluku nga bashkëshorti i saj, Ogren Balluku, ka rikthyer vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të zhvillimeve të reja që kanë dalë në dritë pas përfundimit të martesës së tyre dhjetëvjeçare.

Sipas burimeve për ilirianews.al, moderatorja ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, veprim që sugjeron se procesi i ndarjes nuk ka qenë i qetë.

Deri më tani, palët nuk kanë bërë deklarata publike zyrtare lidhur me arsyet e konfliktit apo rrethanat që kanë çuar në këtë kërkesë.

Ngjarja ka ngjallur interes të madh në opinionin publik, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje.

img 0763

About The Author