Blerina Gjylameti emërohet në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit

img 0959

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, është emëruar drejtoreshë e re e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU).

Gjylametit i është besuar drejtimi i këtij institucioni të rëndësishëm, i cili ndër vite ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes publike për shkak të rasteve të konstatuara të produkteve bujqësore me përmbajtje pesticidesh të ndaluara dhe problematikave që lidhen me sigurinë ushqimore.

Në krye të AKU-së, Gjylameti zëvendëson Manush Kullollin, i cili e drejtonte institucionin më herët.

Emërimi i saj vjen në një moment kur Autoriteti Kombëtar i Ushqimit përballet me kërkesa të shtuara nga publiku dhe ekspertët për forcimin e kontrolleve, rritjen e transparencës dhe garantimin e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore në vend.

img 0959

About The Author