Australia ndalon rrjetet sociale për të miturit nën 16 vjeç, masa hyn në fuqi më 10 dhjetor 2025

img 7264

Qeveria australiane po përgatitet të zbatojë një nga masat më të rrepta në botë kundër përdorimit të mediave sociale nga të miturit.

Duke filluar nga 10 dhjetori 2025, fëmijëve nën moshën 16 vjeç do t’u ndalohet të hapin ose të kenë llogari në platformat më të mëdha si Facebook, Instagram, TikTok, Snapchat, X dhe YouTube.

Kjo është herë e parë që një vend vendos një ndalim të tillë kombëtar për këtë grupmoshë, me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga efektet e dëmshme të rrjeteve sociale dhe rreziqet online.

Autoritetet australiane pritet të zbatojnë masa të rrepta verifikimi të moshës dhe gjoba për kompanitë që nuk i përmbahen ligjit të ri.

img 7264

About The Author