ARRSH: Ndërpritet qarkullimi në Vorë-Durrës për disa ditë (Rruga alternative

img 6889

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot, 10 tetor, nisjen e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike” në aksin kryesor Vorë-Ura e Dajlanit.

Sipas njoftimit, duke filluar nga data 13 tetor 2025, qarkullimi do të bllokohet në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente

Vlorë- Maminas

Maminas–Sukth

Sukth-Fllakë

Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit

Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit


Kohëzgjatja e punimeve do të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment.

Për të shmangur trafikun, ARRSH sugjeron përdorimin e rrugës alternative Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.

Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe afat kohor.

img 6889

About The Author