Ari arrin çmimin rekord

img 6757

I afrohet nivelit historik prej 4000 dollarësh për ons

Çmimi i arit arriti një nivel rekord historik, duke iu afruar nivelit prej 4,000 dollarësh për ons.

Rritja e ndjeshme vjen si pasojë e pasigurisë ekonomike e gjeopolitike në tregjet globale, si dhe pritshmërive për ulje të mëtejshme të normave të interesit nga Rezerva Federale e Shteteve të Bashkuara.

Sipas të dhënave të fundit, çmimi i arit u rrit me 0.3%, duke u këmbyer me 3,995 dollarë e 14 cent për ons, pasi më herët kishte arritur vlerën më të lartë ndonjëherë prej mbi 3,999 dollarësh.

Rritja e çmimit të arit ndodh në një kohë ku bllokimi i qeverisë amerikane ka hyrë në ditën e shtatë. Kjo ka detyruar investitorët ptë mbështeten në burime dytësore dhe shkallën e mundshme të uljes së normave të interesit nga Rezerva Federale. Sipas analistëve, ari ka shënuar një rritje prej 52% që nga fillimi i vitit.

Ekspertët parashikojnë se nëse presioni mbi tregjet vazhdon dhe Rezerva Federale sinjalizon ulje të reja të normave, ari mund të kalojë për herë të parë në histori paguan prej 4 mijë dollarësh për ons./albnews.com

img 6757

About The Author