Aksident tragjik në Durrës, humb jetën 18-vjeçarja
Një aksident rrugor me pasoja fatale ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku si pasojë e tij humbi jeta pasagjerja Vikena Greku, 18 vjeçe. Ajo ndodhej në automjet së bashku me drejtuesin e mjetit.
Sipas policisë, rreth orës 22:15 të datës 15 janar 2026, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4 të qytetit. Mjeti drejtohej nga Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, banues në Fier.
Burime policore bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe po lëvizte me shpejtësi të lartë në aksin Tiranë–Durrës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
