Aksident tragjik në Bubq të Krujës, humb jetën 32-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15, kur shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte. Si pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë elektrike.
Nga përplasja e fortë, drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, trupi i pajetë i 32-vjeçarit është transportuar në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme procedurale.
