Aksident në minierë, humb jetën administratori i kompanisë në Theknë të Martaneshit

img 8073

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e sotme në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, ku ka humbur jetën administratori i kompanisë.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 10:15, gjatë një kontrolli në frontin e punës, është aksidentuar administratori Sulejman Kurti, 62 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar disa persona nga stafi drejtues dhe teknik i kompanisë, me qëllim sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e shkaqeve të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

img 8073

About The Author