Aksident i rëndë tek “Plepat” në Durrës, dyshohet për një viktimë dhe disa të plagosur

img 7241

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në zonën e “Plepave” në Durrës.

Sipas informacioneve të para, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur në korsi të kundërt në mbikalim, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve dhe një përplasje të fortë.

Në mjet ndodheshin tre persona, ndërsa paraprakisht dyshohet se një prej tyre ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.

Në vendngjarje ndodhen policia dhe ambulanca, ndërsa qarkullimi është devijuar përkohësisht për të mundësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit dhe hetimin e shkaqeve të aksidentit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse shkak i humbjes së kontrollit ishte shpejtësia, lagështia në rrugë apo ndonjë defekt teknik.

img 7241

About The Author