Aksident i rëndë në Laç, humb jetën një 25-vjeçar – detaje të reja nga policia

img 0910

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur mbrëmjen e së dielës në qytetin e Laçit, ku për pasojë humbi jetën një i ri 25-vjeçar.

Sipas informacioneve zyrtare, rreth orës 22:00 janë përplasur dy automjete. Njëri prej tyre drejtohej nga Aron Zyma, ndërsa automjeti tjetër nga Gentian Xhaferi, 23 vjeç. Përplasja ka qenë e fortë, duke sjellë pasoja tragjike.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë Elinor Tusha, rreth 25 vjeç, i cili udhëtonte si pasagjer në automjetin që drejtohej nga Xhaferi. Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi i mjetit, Gentian Xhaferi, si dhe pasagjeri tjetër Leandro Fufi, 23 vjeç. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Drejtuesi i automjetit tjetër, Aron Zyma, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ka kryer këqyrjen e vendngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit tragjik që i mori jetën të riut 25-vjeçar.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, për të shmangur ngjarje të tilla me pasoja fatale.

img 0910

About The Author