Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Filipinet, paralajmërime për cunami dhe evakuime masive
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur brigjet jugore të Filipineve në orët e para të së premtes, duke shkaktuar të paktën një viktimë, ndërprerje të energjisë elektrike, evakuime masive dhe paralajmërime për cunami në Filipine dhe Indonezi.
Sipas autoriteteve, qytetet bregdetare në Filipinet qendrore dhe jugore u urdhëruan të evakuoheshin menjëherë për shkak të rrezikut për valë që mund të arrinin më shumë se një metër mbi nivelin normal të detit.
Instituti Filipinas i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë paralajmëroi se valët e cunamit mund të ishin “shkatërruese dhe kërcënuese për jetën”, duke u kërkuar banorëve të zonave bregdetare të lëviznin drejt vendeve më të larta.
Raportohet për dëme materiale, ndërsa disa zona mbetën pa energji elektrike pas lëkundjeve të forta që zgjatën disa sekonda. Autoritetet vijojnë punën për të vlerësuar dëmet dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Ndërkohë, Indonezia ka lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami në disa prej ishujve lindorë të saj, duke rritur nivelin e gatishmërisë përballë rrezikut të mundshëm nga valët e fuqishme.
Tërmeti u ndje në një zonë të gjerë të arkipelagut filipinas, ndërsa ekipet e emergjencës janë vënë në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë të prekurve.
