Katër emra për kreun e ri të SPAK – kush do të zëvendësojë Altin Dumanin?
Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka zyrtarizuar emrat e katër prokurorëve që do të garojnë për postin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Sipas njoftimit zyrtar të KLP-së, kandidatët që kanë shprehur interes për të drejtuar këtë strukturë janë:
- Klodian Braho
- Elvin Gokaj
- Doloreza Musabelliu
- Adnan Xholi
Njëri prej tyre do të zgjidhet nga radhët e prokurorëve të SPAK për një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.
Ky proces vjen në kuadër të përfundimit të mandatit të Altin Dumanit, i cili drejton aktualisht SPAK-un dhe i cili përfundon detyrën më 18 dhjetor.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të vijojë me fazat e mëtejshme të vlerësimit dhe intervistimit të kandidatëve, për të përcaktuar drejtuesin e ri të kësaj strukture të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
