Rama takim me kryebashkiakun amerikan, Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për linjën direkte të fluturimeve Tiranë-Nju Jork
Kryeministri Edi Rama priti sot në Kryeministri, kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams.
Në një prononcim për mediat, kreu i qeverisë u shpreh se po bëhen përpjekje për të vendosur linjën e fluturimit direkt me Nju Jork-un.
Ndër të tjera, Rama tha se kryebashkiaku amerikan ka shprehur dëshirën të takojë ministren virtuale Diellën.“Diskutuam së bashku për mundësitë e bashkëpunimit në turizëm. Duke qenë se ai (Adams) ka qenë i angazhuar në vendosjen e disa linjave direkte nga Nju Jorku me vende të tjera, po shikojmë mundësinë e nxitjes së përpjekjeve tona për të vendosur fluturimin direkt me Nju Jork. Duke qenë i interesuar (Eric Adams) për teknologjinë, ai ka shumë dëshirë të takohet edhe me Diellën“, u shpreh Rama.
