BE heq vulat e pasaportave! Ja si do të funksionojë sistemi i ri dixhital i kufijve

img 6731

Nga 12 tetori, të gjithë udhëtarët jo-BE do të skanohen me fytyrë dhe gjurmë gishtash në hyrje e dalje nga Evropa

Bashkimi Evropian po heq dorë nga vulat tradicionale të pasaportave dhe po kalon në Sistemin e ri të Hyrje/Daljeve (EES) – një platformë dixhitale që do të regjistrojë automatikisht të dhënat biometrike të udhëtarëve.

Sistemi hyn në fuqi nga e diela, 12 tetor, dhe do të zbatohet në të gjitha vendet e zonës Shengen.

Çfarë është EES dhe si funksionon

Sistemi EES do të regjistrojë fytyrën, gjurmët e gishtërinjve, si dhe datat e hyrjes e daljes për çdo shtetas që nuk ka pasaportë të BE-së dhe që udhëton për një qëndrim të shkurtër – deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore.

Në vend të vulave, udhëtarët do të skanohen në kufi dhe të dhënat e tyre do të ruhen për tre vjet, për ta bërë rihyrjen më të shpejtë në udhëtimet pasuese.

Cilat vende përfshihen

Sistemi do të përdoret në 29 vende të zonës Shengen, përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Spanjën, Greqinë, Austrinë, Holandën, Kroacinë, Suedinë, Norvegjinë, Zvicrën, Islandën dhe Lihtenshtajnin.

Vetëm Irlanda dhe Qiproja do të vazhdojnë përkohësisht me kontroll manual të pasaportave.

img 6731

Qëllimi: më shumë siguri dhe më pak vonesa

Sipas BE-së, qëllimi i sistemit është të përshpejtojë kontrollet kufitare, të parandalojë imigracionin e paligjshëm dhe t’u japë autoriteteve akses më të madh në informacionin e udhëtarëve, duke reduktuar rreziqet e sigurisë.

Faqja zyrtare e qeverisë australiane, Smartraveller, paralajmëron se në fillim mund të ketë radhë më të gjata në kufi, derisa sistemi të stabilizohet plotësisht.

Kur do të jetë gati plotësisht

Sistemi EES do të zbatohet gradualisht dhe pritet të jetë plotësisht funksional deri më 10 prill 2026.

Ai do të jetë falas për të gjithë udhëtarët jo-BE, të cilët do të mund të përdorin edhe pikat e vetëshërbimit ose aplikacione celulare për kalim më të shpejtë kufiri.

About The Author