Atentat me tritol në Sarandë: 58-vjeçari humb jetën, shpërthim trondit qytetin bregdetar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën mbrëmjen e së shtunës, ku një 58-vjeçar humbi jetën pas një shpërthimi të fuqishëm me tritol në automjetin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen nr. 3, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të mëdha materiale në biznese e makina pranë. Policia bën me dije…

1 minute

Read Time

img 6559

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën mbrëmjen e së shtunës, ku një 58-vjeçar humbi jetën pas një shpërthimi të fuqishëm me tritol në automjetin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen nr. 3, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të mëdha materiale në biznese e makina pranë.
img 6558

Policia bën me dije se lënda eksplozive ishte vendosur në mjetin tip “Toyota”, në pronësi të viktimës I.J, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Burime nga hetimet thonë se ai kishte precedent penalë dhe ishte babai i një 31-vjeçari aktualisht në burg për përkrahje të autorit të një plagosjeje të ndodhur në korrik.

img 6559

Kjo ngjarje e fundit lidhet me një seri atentatesh që kanë tronditur qytetin bregdetar këtë verë. Policia po heton pistat e hakmarrjes dhe prishjeve të pazareve kriminale, ndërsa Saranda duket se po shndërrohet në arenë të përgjakshme të larjes së hesapeve mes grupevep rivale.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports