Arrestohen djemtë e Valbona Selimllarit! Rrahëm policin e shkatërruan dhomën e shoqërimit…

Dy djemtë e ish-misit Valbona Selimllari, Deni 21 vjeç dhe Kejni 18 vjeç, u arrestuan nga Policia e Tiranës pas një episodi dhune ndaj një efektivi të rendit. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur të rinjtë goditën një punonjës policie “për shkak të detyrës”. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata vazhduan…

1 minute

Read Time

img 6545
img 6545

Dy djemtë e ish-misit Valbona Selimllari, Deni 21 vjeç dhe Kejni 18 vjeç, u arrestuan nga Policia e Tiranës pas një episodi dhune ndaj një efektivi të rendit.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur të rinjtë goditën një punonjës policie “për shkak të detyrës”. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata vazhduan të shkaktonin dëme, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe duke kërcënuar policët e pranishëm.

Materialet përkatëse u përcollën te Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për procedura ligjore të mëtejshme.

Ky nuk është incidenti i parë me të rinjtë. Pak javë më parë, ata u përfshinë në një përplasje fizike në Dhërmi, në prani të dhjetëra turistëve, por atëherë arritën të shmangin pasojat ligjore.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports