5.3 miliardë lekë kredi janë “të fshira”, Banka e Shqipërisë njofton se pjesa më e madhe përbëhet nga kredi problematike të marra nga biznese shqiptare

img 6544

Vlera e kredive të humbura që bankat shqiptare kanë nxjerrë jashtë bilanceve shënoi një rritje të konsiderueshme në gjysmën e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, sektori bankar hoqi nga bilancet rreth 5.3 miliardë lekë kredi, një nivel 279% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pas vendimit rregullator të Bankës së Shqipërisë në vitin 2015, kreditë klasifikuar si të humbura dhe më pas të fshira janë rritur gradualisht, duke vazhduar edhe në gjashtëmujorin e parë të 2025.

Pjesa më e madhe e këtyre kredive është në monedhën vendase dhe i përket bizneseve. Kreditë me probleme mbahen kryesisht nga bankat me kapital shqiptar, të ndjekura nga bankat me kapital evropian dhe të tjera. Bankat kanë afat dy vjet për të kategorizuar disa kredi të humbura si të fshira, nga tre vjet që ishte afati para vitit 2020.

Rritja e kredive të fshira tregon nevojën për përmirësim të cilësisë së portofolit të kredive në sektorin bankar. Vetëm gjatë dekadës së fundit, bankat shqiptare kanë fshirë nga bilancet rreth 90 miliardë lekë.

img 6544

About The Author