Tragjedi në Koçë: E mitura hidhet nga kati i tretë – Nëna rrëfen mes lotësh: “E rrihnin dhe e tallnin në lagje”
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajzë e mitur është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte me familjen. Ajo ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e saj shëndetësore po monitorohet nga afër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 14 të qytetit, dhe sipas informacioneve paraprake, dyshohet se vajza ka marrë këtë akt ekstrem për shkak të bullizimit dhe dhunës që ka përjetuar në komunitet.
Dëshmia tronditëse e nënës: “U hodh sepse e tallnin – më morën mua në polici, e quajtën fshatare”
Në një dëshmi të dhënë jashtë kamerave per Top Channel nëna e vajzës ka bërë një rrëfim tronditës:
“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. Sot prapë i vajti ta godiste. Më goditi edhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin: ‘Mamin ta morën në polici, jeni fshatarë’. Merrni masa, se nuk më lënë rehat.”