,

Rama paralajmëron ndërtuesit pa leje – ‘Po investoni për belanë tuaj!’”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot, më 4 tetor, pamje nga aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në zonën e mbrojtur të Thethit, ku janë planifikuar për shembje edhe 30 objekte të tjera të ndërtuara pa leje. Në një postim në rrjetet sociale, Rama dha një mesazh të ashpër për të gjithë…

1 minute

Read Time

image 130

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot, më 4 tetor, pamje nga aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në zonën e mbrojtur të Thethit, ku janë planifikuar për shembje edhe 30 objekte të tjera të ndërtuara pa leje.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama dha një mesazh të ashpër për të gjithë ndërtuesit informalë:

“Kush ndërton pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund – për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian!”

image 129
image 130

Sipas IKMT-së, ndërhyrja ka për qëllim zbatimin e ligjit për mbrojtjen e territorit dhe ruajtjen e integritetit të zonës natyrore dhe historike të Thethit, një prej perlave turistike të Shqipërisë.

Ky aksion vjen pas zgjerimit të ndërhyrjeve edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku ndërtime të paligjshme po trajtohen me të njëjtin rigorozitet.

Kryeministri Rama ka qenë i prerë edhe më herët në qëndrimin e tij:

“U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë ‘sport’ të ulët, ndaluni.”

image 130

Operacionet pritet të vijojnë në të gjithë zonat e mbrojtura ku janë konstatuar ndërtime pa leje, në kuadër të synimit për një Shqipëri të pastër dhe të ligjshme drejt integrimit europian.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports