,

Berisha: SHBA heq kufizimin e udhëtimit për mua dhe familjen time, u korrigjua një vendim i padrejtë

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se ai dhe familjarët e tij nuk janë më subjekt i kufizimeve për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një reagimi publik, Berisha deklaroi se vendimi erdhi pas një rishqyrtimi të çështjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke e cilësuar…

1 minute

Read Time

img 5651

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar se ai dhe familjarët e tij nuk janë më subjekt i kufizimeve për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një reagimi publik, Berisha deklaroi se vendimi erdhi pas një rishqyrtimi të çështjes së tij nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke e cilësuar këtë zhvillim si korrigjim të një vendimi të padrejtë të administratës së mëparshme amerikane.

“Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shprehet Berisha.

Ai falënderoi administratën e presidentit Donald Trump dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio për atë që e konsideron korrigjim të një vendimi të padrejtë, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe financierin George Soros për ndikim në vendimmarrjen e mëparshme.

Në deklaratën e tij, Berisha shprehu mirënjohje ndaj familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për solidaritetin dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe.

Një falënderim të veçantë ai ua adresoi edhe qytetarëve shqiptarë që, sipas tij, votuan për Partinë Demokratike në zgjedhjet e fundit, pavarësisht kushteve që ai i përshkroi si “autokraci elektorale” dhe “narkoregjim”.

img 5651

Në përfundim, kreu demokrat u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së të vijojnë përpjekjet për, siç u shpreh ai, rikthimin e votës së lirë dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports