Tragjedi në Lungomare të Vlorës: 28-vjeçarja humb jetën pasi ra nga kati i shtatë i një pallati

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një grua rreth 28 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati. Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse e reja është vetëhedhur apo ka rënë…

1 minute

Read Time

img 5620

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një grua rreth 28 vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati.

Sipas informacioneve paraprake, rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar nëse e reja është vetëhedhur apo ka rënë aksidentalisht nga lartësia.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se pemët e ndodhura poshtë pallatit kanë amortizuar pjesërisht rënien, çka ka bërë të mundur që 28-vjeçarja të transportohej fillimisht me shenja jete drejt spitalit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë pak më vonë.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.

img 5620

Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi dinamikën e ngjarjes, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi rastin.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports