Diaspora shqiptare i bashkohet “Revolucionit Flamingo” në mbi 20 qytete të botës

Shqiptarët e diasporës në mbi 20 qytete të ndryshme të botës i janë bashkuar protestës së njohur si “Revolucioni Flamingo”, e cila prej më shumë se dhjetë ditësh po zhvillohet në Shqipëri. Ajo që nisi si një lëvizje kundër projekteve ndërtimore në Zvërnec, në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës, është shndërruar tashmë në…

2 minutes

Read Time

img 5439

Shqiptarët e diasporës në mbi 20 qytete të ndryshme të botës i janë bashkuar protestës së njohur si “Revolucioni Flamingo”, e cila prej më shumë se dhjetë ditësh po zhvillohet në Shqipëri.

Ajo që nisi si një lëvizje kundër projekteve ndërtimore në Zvërnec, në zonën e mbrojtur të lagunës së Nartës, është shndërruar tashmë në një protestë më të gjerë qytetare, ku artikulohen shqetësime për mjedisin, korrupsionin, qeverisjen dhe të ardhmen e vendit.

Në qytete si Vjena, Bolonja, Londra dhe qendra të tjera ku jetojnë shqiptarë, protestuesit kanë shprehur solidaritet me lëvizjen në Shqipëri, duke kërkuar anulimin e projektit në zonën e mbrojtur, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura dhe mbajtjen e përgjegjësisë politike për vendimmarrjet që, sipas tyre, cenojnë interesin publik.

“U mblodhëm në Vjenë për të përcjellë një mesazh të qartë: Shqipëria jonë nuk është për shitje”, deklaroi David Cuka, pjesëmarrës në protestën e organizuar në kryeqytetin austriak.

Ai theksoi rëndësinë ekologjike të deltës së Vjosës dhe zonës së Nartës, duke e cilësuar atë si një nga habitatet më të rëndësishme në Evropë për shpendët dhe speciet e rrezikuara.

Ndërkohë, Erion Gjatolli, pjesëmarrës në protestën e zhvilluar në Bolonja, tha se debati ka kaluar tashmë kufijtë e një kauze mjedisore.

“Sot po flasim për transparencën, përqendrimin e pushtetit, rolin e elitave ekonomike pranë qeverisjes dhe përdorimin e kompanive guackë. Janë çështje që prekin të ardhmen e vendit”, u shpreh ai.

Shumë të rinj të diasporës e lidhin korrupsionin dhe mungesën e shërbimeve publike me valën e emigrimit që ka prekur Shqipërinë gjatë dekadave të fundit.

img 5439

“Shkova të protestoj duke menduar edhe për gjyshërit e mi, të cilët nuk po i gëzojnë vitet e pleqërisë siç duhet, për shkak të një sistemi shëndetësor që nuk funksionon”, tha Martina Mezini, pjesëmarrëse në protestën e Bolonjës.

Edhe Daniel Budina, student në Angli, tha se shumë të rinj shqiptarë me potencial të lartë po ndërtojnë jetën jashtë vendit për shkak të mungesës së perspektivës në Shqipëri.

“Po shohim një brez të tërë të rinjsh në universitetet më të mira të botës që nuk e shohin të ardhmen e tyre në Shqipëri”, deklaroi ai.

Megjithatë, protestuesit shprehen se lëvizja e ditëve të fundit ka rikthyer një ndjenjë shprese për ndryshim.

“Këto ditë sjellin një erë ndryshimi”, tha Martina Mezini.

Sipas pjesëmarrësve, protestat e diasporës nuk përfaqësojnë vetëm solidaritet me kauzën e Nartës, por edhe një përpjekje për të artikuluar arsyet që kanë shtyrë mijëra të rinj të largohen nga vendi dhe kushtet që mund t’i bindnin ata të riktheheshin në Shqipëri.

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports