Aksident fatal në aksin Vorë–Fushë-Prezë, humb jetën 23-vjeçarja

img 1797

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë natës në aksin Vorë–Fushë-Prezë, ku për pasojë ka humbur jetën një 23-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, shtetasja me iniciale E.E., ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e përplasjes, e reja ka pësuar dëmtime të rënda.

Ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

img 1797

About The Author