,

Goditje nga Kushtetuesja, rrëzohet qeveria Rama

Gjykata Kushtetuese e bëri publik vendimin e saj të premten vonë, duke mbajtur për disa orë në ankth qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Pas mbledhjes së qeverisë paraditen e së premtes, kryeministri Rama nuk është larguar nga zyra e tij në Kryeministri, ndërsa Balluku, pas një daljeje të shkurtër, është rikthyer sërish…

1 minute

Read Time

img 1674

Gjykata Kushtetuese e bëri publik vendimin e saj të premten vonë, duke mbajtur për disa orë në ankth qeverinë, kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Pas mbledhjes së qeverisë paraditen e së premtes, kryeministri Rama nuk është larguar nga zyra e tij në Kryeministri, ndërsa Balluku, pas një daljeje të shkurtër, është rikthyer sërish në godinën qeveritare në orët e para të drekës.

Fillimisht u mendua se drejtuesit e qeverisë do të prisnin aty vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por zgjatja e mbledhjes përtej parashikimeve deri në orët e mbrëmjes, duket se ka sjellë largimin e tyre nga zyrat respektive gjatë pasdites.

Në momentin e shpalljes së vendimit, rreth orës 22:00, godina qendrore e qeverisë ka qenë e boshatisur, ndërsa dritat kanë qenë të fikura, duke treguar se lajmi është pritur në banesat private të drejtuesve të ekzekutivit.

img 1674

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports