Dhunuan oficeren e policisë në hyrje të Komisariatit Nr. 3, arrestohen dy gra

Dy gra janë arrestuar këtë të premte pas një incidenti të ndodhur në hyrje të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë. Sipas Policisë së kryeqytetit, shtetaset M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, dyshohet se kanë goditur një oficere policie për motive që lidhen me detyrën e saj, teksa ajo ndodhej në…

1 minute

Read Time

img 1009

Dy gra janë arrestuar këtë të premte pas një incidenti të ndodhur në hyrje të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Sipas Policisë së kryeqytetit, shtetaset M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, dyshohet se kanë goditur një oficere policie për motive që lidhen me detyrën e saj, teksa ajo ndodhej në ambientet e komisariatit.

Në njoftimin zyrtar, Policia bën me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 kanë kryer arrestimin e dy shtetaseve, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Ngjarja është në hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të incidentit.

img 1009