Pas mbarimit të darkës në Vlorë, Rama dhe Ivanka Trump largohen drejt Orikumit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u parë duke u larguar me një makinë drejt Orikumit pas një qëndrimi në qytetin e Vlorës.
Sipas mediave, Rama dhe Ivanka kanë kaluar mbi 40 minuta në një restorant në Vlorë, ku kanë konsumuar kafe së bashku nën masa të shtuar sigurie.
Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ndërsa më herët në qytet mbërriti edhe një tjetër delegacion, që sipas raportimeve mund të ketë përfaqësuar një zyrtar të lartë amerikan.
Nuk ka ende detaje të plota zyrtare për axhendën e takimit, por mediat lokale shkruajnë se takimi mes kryeministrit Rama dhe Ivanka Trump është zhvilluar jashtë vëmendjes së publikut dhe kamerave.
