15 vjet pas zhdukjes së saj, informacion i ri për Bleona Matën: dyshohet se jeton në Gjermani

img 0963

Pesëmbëdhjetë vjet pas zhdukjes së Bleona Matës, vajzës 6-vjeçare të rrëmbyer në fshatin Zapot të Kukësit, kanë dalë në dritë informacione të reja mbi fatin e saj.

Sipas të dhënave të bëra publike në emisionin investigativ “Pa Gjurmë” në Report TV, Bleona dyshohet se është rrëmbyer nga një banor i zonës dhe më pas është dërguar në fshatin Llakatund të Vlorës, ku është mbajtur pranë vajzës së tij, e cila nuk kishte fëmijë.

Në emision u bë e ditur se pas rreth tre muajsh, familja është larguar nga Shqipëria së bashku me vajzën, fillimisht drejt Greqisë, ndërsa vitet e fundit dyshohet se jetojnë në Gjermani.

Sipas këtyre informacioneve, Bleona Mata është gjallë.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare, ndërsa pritet që institucionet ligjzbatuese të verifikojnë të dhënat e reja dhe të vendosin për rihapjen e hetimeve për një nga rastet më të bujshme të zhdukjeve në vend.

img 0963

About The Author