Arrestohet konspiracionisti Arianit Sllamnku për eksperimente të paligjshme mjekësore në Kosovë
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Arianit Sllamnikun, i njohur për teoritë konspirative, nën dyshimet për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike, si dhe për kryerjen e eksperimenteve të paligjshme mjekësore.
Sipas raportimeve mediatike, Sllamnku dyshohet se i ka shitur disa personave ilaçe për kafshë, duke i paraqitur ato si trajtim për autizmin te fëmijët – një veprim i rrezikshëm dhe i ndaluar me ligj.
Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Sllamnku është ndaluar për 48 orë për nevojat e hetimeve. Autoritetet paralajmërojnë se do të ndërmerren masat e nevojshme ligjore ndaj çdo individi që shkel ligjet e mbrojtjes së shëndetit publik.
Policia dhe Prokuroria vazhdojnë hetimet për të sqaruar të gjitha detajet e rastit dhe për të identifikuar çdo person tjetër të përfshirë në veprimtari të paligjshme mjekësore.
