Xherdan Shaqiri shpallet “Sportisti i Vitit 2025” në Basel, nderohet edhe FC Basel
Të hënën, më 19 janar 2026, në St. Jakobshalle u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “Basler Sport-Champions 2025”, ku FC Basel 1893 u nderua me dy çmime të rëndësishme.
Kapiteni i skuadrës kampione dhe një nga figurat kyçe të suksesit të ekipit, Xherdan Shaqiri, u shpall “Sportisti i Vitit 2025” në Bazel. Shaqiri u vlerësua për kontributin e tij të jashtëzakonshëm si lider i ekipit kampion, si dhe për faktin se është sportist nga rajoni.
Po ashtu, edhe FC Basel 1893 u nderua si “Ekipi i Vitit 2025”, duke kurorëzuar një sezon shumë të suksesshëm për klubin zviceran.
Këto çmime konfirmojnë edhe një herë rëndësinë dhe ndikimin e Shaqirit dhe FC Baselit në sportin e qytetit dhe më gjerë.
