Disa kategori pensionistësh nuk kanë më obligim të paraqiten për vërtetim se janë gjallë/Ministria sqaron procedurat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka publikuar një njoftim të ri lidhur me procedurat e lajmërimit të pensionistëve për vërtetimin e statusit të tyre. Përmes një postimi në Facebook, MFPT ka bërë të ditur se disa kategori të pensionistëve janë liruar nga obligimi për paraqitje të rregullt pranë zyrave të pensioneve. Sipas ministrisë,…

1 minute

Read Time

img 0911

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) ka publikuar një njoftim të ri lidhur me procedurat e lajmërimit të pensionistëve për vërtetimin e statusit të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, MFPT ka bërë të ditur se disa kategori të pensionistëve janë liruar nga obligimi për paraqitje të rregullt pranë zyrave të pensioneve. Sipas ministrisë, ky detyrim nuk vlen më për përfituesit e pensioneve kontributive, parciale kontributive dhe familjare.

Megjithatë, pensionistët që i përkasin kategorive të tjera vazhdojnë të kenë obligim ligjor për paraqitje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ministria ka theksuar se po ndërmerr hapa të vazhdueshëm për të lehtësuar qasjen në shërbime për pensionistët. Ndër masat e ndërmarra përfshihen:

  • Angazhimi i ekipeve mobile, të cilat ofrojnë shërbime në shtëpi për pensionistët që nuk kanë mundësi të paraqiten fizikisht, në të gjitha shtatë rajonet e Kosovës;
  • Thjeshtësimi i procedurave për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke eliminuar proceset e panevojshme dhe të lodhshme të rivlerësimit.

MFPT ka bërë thirrje që pensionistët të informohen rregullisht përmes kanaleve zyrtare, në mënyrë që të shmangin keqkuptimet dhe vonesat në përfitimin e pensioneve.

img 0911

About The Author

About the Author

Easy WordPress Websites Builder: Versatile Demos for Blogs, News, eCommerce and More – One-Click Import, No Coding! 1000+ Ready-made Templates for Stunning Newspaper, Magazine, Blog, and Publishing Websites.

BlockSpare — News, Magazine and Blog Addons for (Gutenberg) Block Editor

Search the Archives

Access over the years of investigative journalism and breaking reports