Autoriteti i Konkurrencës hap hetim të thelluar ndaj Vodafone Albania dhe One Albania për rritje të sinkronizuar çmimesh

img 0847

Autoriteti i Konkurrencës ka publikuar analizën paraprake të hetimit të nisur ndaj dy operatorëve kryesorë celularë në vend, Vodafone Albania SHA dhe One Albania SHA, duke ngritur dyshime serioze për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Sipas dokumentit zyrtar, tregu me pakicë i shërbimeve celulare në Shqipëri paraqitet aktualisht si një duopol, ku dy operatorët zotërojnë së bashku 100% të tregut. Kjo strukturë, sipas Autoritetit të Konkurrencës, tregon një përqendrim shumë të lartë dhe mungesë konkurrence efektive, duke krijuar kushte për pozitë dominuese kolektive, në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Rritje çmimesh të sinkronizuara dhe oferta pothuajse identike

Gjatë periudhës hetimore nga 1 janar 2022 deri më 25 korrik 2025, analiza evidenton se Vodafone Albania dhe One Albania kanë ndjekur një sjellje të ngjashme tregtare, si në paketat me parapagesë, ato me kontratë, ashtu edhe në shërbimet roaming.

Autoriteti vëren se rritjet e çmimeve kanë qenë progresive dhe pothuajse të sinkronizuara, ndërsa sa herë një operator ka rritur çmimet, tjetri e ka ndjekur brenda një kohe shumë të shkurtër, me ndryshime të ngjashme si në çmim, ashtu edhe në strukturën e paketave (internet, minuta, SMS dhe vlefshmëri).

Kjo sjellje, sipas Autoritetit të Konkurrencës, mund të interpretohet si praktikë e bashkërenduar, në kuptim të nenit 4 të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Mungesë metodologjie kosto–çmim

Një tjetër element shqetësues i analizës është fakti se asnjë nga dy ndërmarrjet nuk ka paraqitur dokumentacion që të provojë se çmimet janë përllogaritur mbi bazën e një analize reale të kostove. Në mungesë të transparencës dhe një metodologjie të qartë kosto–çmim, rritjet e çmimeve konsiderohen potencialisht të pajustifikuara ekonomikisht

.

img 0847

About The Author